• |
ide | kryesore

Barcelonë, 750 mijë protestues kërkojnë lirimin e politikanëve të burgosur katalanas

Planet

8 anëtarët e arrestuar të qeverisë së shpërbërë katalanase të presidentit Carles Puigdemont kanë nxjerrë sërish mijëra persona në rrugë duke protestuar.


Një pjesë e 750 mijë protestuesive mbanin në duar pankarta ku shkruhej: “Liri për të burgosurit politikë.” Gjithandej valëvitej flamuri i lëvizjes katalanase për pavarësi.


Që kur Madridi rrëzoi qeverinë katalanase, pas vendimit që ajo mori më 27 tetor duke shpallur pavarësinë e njëanshme të rajonit, disa politikanë katalanas u akuzuan nga organet spanjolle për rebelim dhe abuzime me fondet publike. Këto akuza, sëbashku me atë të nxitjes së pavarësisë së rajonit, do t’i mbyllnin prapa hekurave për më shumë se 30 vjet këto ish-politikanë.

Indipendistët katalanas nuk janë dakort. Është e disata herë që ata derdhen në rrugë në protesta për lirimin e ish-anëtarëve të qeverisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu