• |
ide | kryesore

Ylli Sula i Çmimeve Kult i kthehet Rozana Radit,”Kult është promovim i vlerave”

Paparazzi, Slider



Pas reagimit të Radit në Instagram, ku shkruante se akademia “Kult” duhet t’i shikojë festivalet, kjo e fundit i është përgjigjur duke i thënë se te jesh fituese në festival nuk është kriter i jurisë së “Kult”.

I ftuar në “Jo Vetëm Modë” Ylli Sula, president i akademisë, tha se çmimet “Kult” janë promovim i vlerave, jo garë për t’u fituar.

“Çmimet Kult më shumë sesa garë janë promovim i prurjeve më të mira dhe vlerave më të mira. Ajo çka kishte thënë Rozana kam përshtypjen se vjen nga mosnjohja e procesit të Kultit. Kulti nuk është shumatore e fituesve të çmimeve të dhëna. Kulti liston këngët të cilat do të votohen dhe më pas nxirren kandidaturat.”, u shpreh ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *