• |
ide | kryesore

1.5 ton kanabis, polici që transportonte drogën tentoi të korruptonte kolegët

Lajme, Të fundit



Ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgon në gjykatë kërkesën për masën e sigurisë për të arrestuarit të operacionit në Velipojë duke kërkuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’, zbardhen të tjera detaje nga operacioni i dy ditëve më parë në plazhin e Vilunit.

Në momentin që polici Eneriko Zylo është pikasur nga policia duke transportuar kanabis, ai tentoi fillimisht t’i korruptonte ata dhe më pas është larguar. Policia e prangosi më vonë, kur ai u batua në kanal me makinë në përpjekje për t’i ikur policisë. Si pjesë e këtij rrjeti kriminal janë arrestuar 6 persona, mes tyre oficeri i policisë kufitare në Tiranë, Eneriko Zylo.

Mësohet se një prej të arrestuarve ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë. Sasia e sekuestruar e drogës ishte 1.5o ton. Ajo po bëhej gati për t’u trafikuar drejt Italisë.

©LAPSI.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *