• |
ide | kryesore

Kukës, ndërron jetë në spital e plagosura 29-vjeçare

Lajme, Të fundit



Në aksidentin rrugor në dalje të tunelit të Kalimashit  ku një makinë tip “Voslwagen” ka dalë nga rruga dhe për pasojë mbetën të plagosur  dy persona.

Drejtuesja e mjetit nga Mirdita nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të marra dhe për pasojë  ka ndërruar jetë në spitalin e Kukësit. E reja nga Mirdita, Stela Gjoka ishte në makinë me një tjetër person, i cili mori plagë më të lehta nga përplasje e makinës.  Edhe pse ndërhyrja e mjekëve ishte në kohë, e reja nga Mirdita  ka ndërruar jetë në moshën 29-vjeçare.

Sipas policisë shkak për aksidentin është bërë prezenca e shtuar e lagështirës në rrugë, pasi reshjet e shiut kanë qënë prezente gjatë ditës në pjesën më të madhe të territorit të vendit. Ngjarja e ndodhi ditën e djeshme në tunelin e Kalimashit, ndërsa i plagosur ka mbetur nje shtetas kosovar që po udhëtonte në makinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *