• |
ide | kryesore

Cardi B kopertina e “New York Magazine”

Paparazzi



Cardi B do të jetë në kopertinën e radhës të revistës prestigjoze “New York”. Këtë lajm e ka ndarë me publikun vetë reperja me anë të postimit të fotos së saj krah të cilës shkruan: “E nderuar dhe krenare të jem në kopertinën e NEW YORK MAGAZINE!! Veçanërisht sepse jam nga Bronx. Është një ëndërr e kthyer në realitet! Revista do të jetë në treg ditën e nesërme!”
Në foto hitbërësja e “Bodak Yellow” shfaqet e veshur me rozë, dhe një nga detajet që bie më shumë në sy është unaza gjigande me diamand që i fejuari i saj Offset i dhuroi. Kjo nuk është hera e parë që Cardi shfaqet në një kopertinë reviste. Vetëm dy javë më parë ajo ishte pjesë e revistës Rolling Stone në të cilën ajo foli për rritjen e famës së saj.
Duhet theksuar që me sukseset e saj 25 vjeçarja e ka kthyer veten në një prej repereve më të dashura për publikun.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *