407 të vdekur dhe 2500 të plagosur është bilanci i deritanishëm që la pas tërmeti i fuqishëm 7.3 ballë që goditi zonën mes Irakut dhe Iranit mbrëmjen e djeshme rreth orës 9:20.
Sipas raportimeve, ky bilanc tragjik lidhet edhe me faktin se shumica e njerëzve ndodheshin në shtëpi kur goditi tërmeti.
Mediat Iraniane njoftojnë se disa ekipe shpëtimi janë dërguar në zonat e prekura nga tërmeti, nga ku raportohet se janë dëmtuar 8 fshatra.
Këto fshatra dhe më tej kanë mbetur pa energji elektrike. Dy vendet po nxitojnë të llogarisin shkallën e vërtetë të dëmeve. Tërmeti është ndierë edhe në vendet pranë, si Turqia, Libani, Kuvaiti dhe Pakistani.
Tërmeti gjithashtu ka sjellë ndërprerjen e energjisë elektrike për shumë zona, ndërsa autoritetet po nxitojnë që të zbulojnë shkallën e vërtetë të dëmeve. Tërmeti i fuqishëm është ndierë në disa vende, si Pakistani, Libani, Kuvaiti dhe Turqia. ©LAPSI.AL