• |
ide | kryesore

LSI nuk do ta votojë projekt buxhetin për vitin 2018: Qeveria po pastron paratë e kriminelëve

Lajme, Të fundit
vasili .gif



LSI nuk do ta votojë projekt buxhetin për vitin 2018. Kështu ka bërë me dije kreu i grupit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.

Pas mbledhjes së LSI, Vasili tha se grupi ka konstatuar disa probleme të pakapërcyeshme tek ky buxhet.

Sipas kreut të grupit të LSI, qeveria e Ramës është kthyer në një pastruese parash për kriminelët dhe klientët e saj, duke diskriminuar qytetarët e thjeshtë.

Problem kryesor, është TVSH për biznesin e vogël, do të jetë e keqe për mbijetesën e tij dhe për punësimin e mijëra njerëzve aty. Masa të tjera që e bëjnë të pakapërcyeshme situatën, është roli që merr qeveria për taksat, ku qeveria hyn në konflikt me kushtetutën e vendit, zhvesh parlamentin nga kompetencat dhe i jep vetes të drejtat për t’i lehtësuar punën klientëve të pushtetit, që duan të pastrojnë paratë e krimit. Qeveria kthehet në pastrues parash për kriminelët duke diskriminuar qytetarët e thjeshtë. Është e qartë që ka një qëndrim të errët në sektorin publik-privat. Nuk ka aspak investime. Ka ristabilizim të favoreve që qeveria do t’i bëjë klientëve,” – tha Vasili.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *