• |
ide | kryesore

Ndryshime ne krye të Vodafon, vjen një drejtor grek

Lajme, Të fundit



Duke filluar nga Janari 2018 Vodafon Albania do të ketë një drejtues të ri në krye të tij. Ai do të jetë Achilleas Kanaris (foto)që do të marrë detyrën si Drejtor i ri i Përgjithshëm i Vodafone Albania. Kanaris është bërë pjesë e  Vodafone Greece në 2009  dhe që prej 2010 ka mbuluar disa pozicione drejtuese në sektorin e shitjeve dhe marketingut. Në 2014, Z. Kanaris u emërua Drejtor Komercial në Vodafone Greece dhe ka kontribuar fuqimisht në pozicionimin e Vodafone nga nje kompani celulare, në një operator të shërbimeve të integruara, me një performancë të lartë.

Drejtorit të ri grek do ti kalohet stafeta nga Dietlof Mare i cili e drejton kompaninë prej Prillit 2012. Sipas njoftimit të vetë kompanisë. Të dy drejtuesit do të punojë bashkë, për të përmbyllur normalisht kalimin e përgjegjësive që ka ky post. Z.Mare do të mbajë pozicionin si Kryetar i Këshillit të Administrimit të Vodafone Albania deri në fund të Marsit 2018.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *