• |
ide | kryesore

Për Erdogan, Vladimir Putin tashmë një mik i dashur

Planet



Për Presidentit e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, Vladimir Putin është një mik i tij i dashur. Kështu u shrpeh Erdogan para gazetarëve sot në Stamboll, pak para nisjes për në Soçi, ku do takohet me Presidentin e Rusisë.

Konsiderohet se në fokus të bisedimeve të dy presidentëve, do të jetë konflikti në Siri.

Kremlini ka thënë se Putin dhe Erdogan planfikojnë të diskutojnë për çështje rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë “luftën e përbashkët kundër terrorizmit” dhe për përpjekjet për përfundimin e luftës gjashtëvjeçare në Siri.

Erdogan tha se me Putinin do të diskutojë më tepër detaje teknike, për blerjen e sistemit raketor tokë-ajër të tipit S-400, nga Rusia.

Takimi i fundit ndërmjet Putinit dhe Erdoganit u zhvillua më 28 shtator në Ankara.

Pas këtyre bisedimeve, të dy liderët thanë se kanë rënë dakord për bashkëpunim të afërt për përfundimin e luftës në Siri.

Mosmarrëveshjet e para dy viteve, kur Turqia rrëzoi një bombardues rus në kufi, duket se dy Presidentët i kanë lënë pas, duke arritur deri në pikën kur blejnë armë tek njëri-tjetri, edhe pse kjo kundërshtohet nga NATO për Turqinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *