• |
ide | kryesore

Për shkak të problemeve me kordat vokale Shakira anulon të gjithë koncertet

Paparazzi



Ylli i muzikës pop, Shakira, është detyruar që t’i anulojë të gjitha koncertet e javës së parë të turneut të saj për shkak të problemeve shëndetësore. Këngëtarja kolumbiane, emri i vërtetë i të cilës është Isabel Mebarak Ripoll, pas anulimit të koncertit në Gjermani, i ka anuluar edhe koncertet në Francë dhe Belgjikë që do ti mbante gjatë fundjavës, si edhe koncertin që ishte caktuar për të martën në Amsterdam. Organizatorët e koncerteve të saj kanë thënë se ky vendim është marrë me rekomandim të mjekut. Koncerti i parë i turneut botëror, El Dorado, ishte caktuar të mbahej në Koln në javën e kaluar, mirëpo u anulua.Këngëtarja u premtoi fansave se do të ricaktonte një datë tjetër për mbajtjen e atij koncerti.“Me keqardhje ju njoftojmë për anullimin e datave”, kanë thënë promovuesit nga Live Nation që merren me organizimin e koncerteve të Shakiras.Ata kanë shtuar se këngëtarja i falënderon të gjithë që e kanë mbështetur dhe se do të caktojnë data të tjera për mbajtjen e koncerteve, pasi ajo të jetë mirë me shëndet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *