• |
ide | kryesore

Sekretari organizativ i PD shpall aksionin e opozitës: Nga dokumentimi i krimit dhe korrupsionit deri tek protestat

Lajme, Të fundit
eno-bozdo-720x533.jpg



Sekretari organizativ i PD-së, Enno Bozdo në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” shprehet se opozita do të nisë një aksion politik dhe do të vazhdojë me protesta kundër qeverisë.

Bozdo shprehet se ka dëshmi me emër dhe mbiemër të persona që kanë mbjellë kanabis dhe që bëjnë presion me vendin e punës. Gjithashtu Bozdo shprehet se PD do të nisë protesta si një shenjë kundër drogës, krimit dhe korrupsionit.

Unë kam marrë shumë dëshmi të identifikimit me “emër dhe mbiemër” të mbjellësve të drogës, të shpërndarësve të parave në zona të caktuara, të kasnecëve monetare si dhe të atyre zyrtarëve që bënin presion me ndihmën ekonomike dhe me vendin e punës. Të gjitha këto do të dokumentohen. PD do të marrë të gjitha hapat e nevojshme politike dhe ligjore për të trajtuar këtë fenomen. Të dhënat që do të marrim nga terreni janë të një rëndësie të dorës së parë për sa i përket betejave të ardhshme elektorale të PD-së, që po afrohen shumë më shpejt nga ç`ishte menduar. Me aksion politik nuk në nënkuptoj thjeshtë protestën e radhës. Protesta nuk duhet të jetë qëllim në vetvete, ajo është vetëm një instrument. Me aksion politik kuptoj përçimin e idesë së ndryshmit të shtresat shoqërore, të cilat janë të domosdoshme të jenë në të njëjtën anë të barrikadës me PD-në. PD-ja është e gatshme për këtë aksion. Aksioni është kundër krimit, drogës dhe korrupsionit. Por, siç përpiqem të argumentoj më sipër, protestat duhet të nisin kur jo vetëm PD-ja, por edhe faktorë të tjerë socialë-apolitikë, të jenë të gatshëm t`i bashkëngjiten kauzës së protestës. Nuk ka rëndësi data, por procesi për të mbërritur deri këtu. Procesi sjell suksesin, dhe jo dëshira për të demonstruar aftësinë për të mbajtur protesta!” – tha Bozdo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *