• |
ide | kryesore

Zoran Zaev refuzon Ramën për vazhdimin e Rrugës së Arbërit si autostradë

Lajme, Të fundit



Në Maqedoni nuk janë njësoj entuziastë për Rrugën e Arbërit, projekti që u prezantua këtë javë. Kërkesa e Edi Ramës që rruga e Arbërit të vazhdojë si autostradë në anën tjetër të kufirit nuk gjykohet me leverdi ekonomike.
Zoran Zaev e komentoi shkurt propozimin e Ramës.
“Do të shohim çfarë është më ekonomike, më e leverdishme dhe më logjike. Këtë do ta bëjmë…”- ka thënë kryeministri Zoran Zaev për Alsat.
Ekspertët e këshillojnë Zaev që të ndërtojë akset Gostivar – Kërçovë dhe Kërçovë – Ohër pasi pikërisht këto autostrada do të mundësojnë lëvizje të shpejtë të mallrave dhe shërbimeve.
Profesori universitar, Vullnet Palloshi në një prononcim për Alsat M konsideron se dyja vendet nuk do të kenë dobi të mëdha me këtë aks. Në ditë nëpër këtë rrugë kalojnë më pak se 5000 automjete. Palloshi propozon që fokusi të vendoset në lidhjen moderne me Shqipërinë përmes Strugës.
Nga ndërmarrja shtetërore për rrugët, në Maqedoni kanë konfirmuar se nuk është në plan që aksi drejt Dibrës të bëhet autostradë.
Drejtori Zoran Kitanov tha për Alsat se të gjitha analizat e deritanishme nuk kanë treguar arsyeshmëri ekonomike.
“Për momentin po rehabilitohet rruga ekzistuese nga Dibra deri në kalimin kufitar Bllato. Në muajin shtator e firmosëm marrëveshjen dhe është zgjedhur edhe realizuesi i punimeve në këtë rrugë”, bëjnë me dije nga Ndërmarrja Shtetërore e Rrugëve.



2 Comments

  1. Ruga e Arbrit e nevojshme po jo e domosdoshme, po nese ka para shteti le ta beje, mor po te vedose dhe linje ajrore po deshi, po edhe nuk ia vlen me hy borxh per qef te nje “kv” molle qe po “kalben” ne Maçllare (Dibrane), Beje rrugen siperfaqesore ma vone tu pa e tu bo, mos kujto se para teje o Et (et=mjaft, matjane) nuk e kane menu. ka halle tjera Shqipja o korb qe po don me e eklipsu. Dibra e madhe te kishte dasht me u bashku me Shqipnine meme e kishte bo me kohe, po jane ato qafira qe po e sjellin verdalle dhe pjesen tjeter. Si po kerkon me ngrit muze per Skenderbeun e Matit ne Kastriot te Dibres, po kaq i percipet je sa u beson historianeve qe ato poturret e tua tua veshe ne koke po tu vije dhe era çule pak se pak e kane. Eshte me origjine Matjane o i mençem. Po si nje krahine te Matit se permende e se perfille, po zaten mire ia bon, ate meritojme, sic dhe ty. Kaq, nuk di ma tutje.

    1. xhakov shko laja bythen fadil hogjes edhe pse i vdekur ky vrases si enveri.se keta ne shqiperi ende ja lepijn negjmije hogjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *