• |
ide | kryesore

Anët e këqija e të bërit selfie

F1, Stil



Ekspertët thonë se ndikojnë në prishjen e harmonisë në shoqëri. Ja disa arsye pse ndikojnë negativisht në jetën tuaj:
1. Mund të jetë vdekjeprurëse
Mumbai urdhëroi ndalimin e selfie në fillim të këtij viti dhe deklaroi 16 zona në qytet ku nuk mund të bësh të tilla, sepse janë të rrezikshme.
2. Nuk ka siguri për kafshët
Njerëzit për të dalë bukur në foto janë në gjendje të bëjnë çdo gjë, edhe nëse vënë në rrezik gjërat që i rrethojnë. Rasti i fotos së një turisti i cili mori një mjelmë dhe e zvarriti atë duke e vrarë, bëri xhiron e botës.
3. Rritet mundësia e mashtrimit
Duke qenë se selfiet bëhen afër, njerëzit tregojnë kujdes të duken sa më bukur. Duke përdorur aplikacione që mbulojnë çdo problem në fytyrë, të tjerët bëhen dyshues në lidhje me bukurinë tuaj.
4. Mund të shkatërrojnë marrëdhëniet profesionale
Ndoshta një koment i padëshiruar nga një koleg mund t’iu mërzisë dhe të çojë në prishjen e marrëdhënies mes jush. Pritshmëritë e mëdha për komplimenta do ju bëjë të ndiheni keq.
5. Do bëheni më shumë egoistë
Sa më shumë kalon koha duke bërë selfie, aq më shumë do fiksoheni pas vetes suaj. Kjo do kthehet në varësi dhe në çdo vend që do ndodheni, do e keni mendjen vetëm të bëni selfie.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *