• |
ide | kryesore

Arrestohet nënprefekti i Tiranës

Lajme, Të fundit



Nënprefekti i Tiranës, Fatos Kaja, u arrestua pasditen e sotme nga policia disa orë pas shpalljes në kërkim.

Nënprefekti u shpall në kërkim me vendim gjykate, pas kërkesës së prokurorisë në vijim të hetimeve për dokumentat e Hipotekës Kavajë, ku prokuroria identifikoi zyrtarë dhe ish-zyrtarë që dyshohen si përgjegjës të drejtpërdrejtë për fallsifikim dhe shpërdorim detyre në ndarjen e tokave.

Për këtë arsye, Prokuroria e Kavajës i bëri kërkesë gjykatës për caktimin e masës së sigurimit “arrest me burg”, kërkesë e cila u pranua nga gjykata, për shtetasit:

  1. Seid Cikalleshi, ish-kryeregjistrues i Hipotekës Kavajë
    2. Dritan Kazazi, hartograf, ZVRPP, Kavajë
    3. Andi Gjeci, jurist, ZVRPP, Kavajë
    4. Fatos Kaja, ish-zyrtar i komunës Kryevidh, Kavajë (aktualisht, nënprefekt i qarkut Tiranë)
    5. Ilir Kaja, zyrtar i Njësisë Administrative Kryevidh, Kavajë
    6. Nezir Lecini, ish-shef i Zyrës së Kadastrës, Kavajë
    7. Agron Xhelezi, ish-kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave, Kavajë
    8. Enver Duqi, ish-Drejtor i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, Kavajë

Në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria ka lëshuar urdhërat e ndalimit edhe për shtetasit:
9. Altin Çoba, drejtor i ALUIZNI-t, Kavajë
10. Behgjet Pjeci, ish-kryetar i komunës Kryevidh, Kavajë
11. Dashnor Çullaj, ish-zyrtar i komunës Kryevidh, Kavajë

Vendimet e gjykatës për arrestimin e shtetasve të mësipërm, si edhe urdhërat e ndalimit të prokurorit, janë ekzekutuar në pjesën më të madhe nga ana e policisë gjatë ditës së sotme. ©LAPSI.AL 



1 Comment

  1. me qen ei rames e roshit e me qen i mir nuk ben.rama ter qelbesirat e botes i ka mbledh rreth vetes.enveri bar ,rama lesh negjmije ter qelbesirat dit e nat orgji.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *