“Çfarë dreqin duhem unë? Duhet të fitojmë, jo të barazojmë!… Duhet të futet Insigne ose ElSha…” Është bërë virale në rrjetet sociale një video e publikuar nga RAI e një sherri të ndodhur mbrëmjen e kaluar në pankinën e Italisë mes De Rossi dhe njërit prej anëtarëve të stafit “axurr” në pjesën e dytë të ndeshjes me Suedinë. Mesfushori, vendin e të cilit e mori Jorginho që në fillim të ndeshjes u shfaq i revoltuar pas kërkesës së stafit për tu nxehur për të hyrë në fushë.
“I kërkoj falje Brignardello, por nuk e kisha me të…”. Kështu tha më pas Daniele De Rossi i pyetur për sherrin në pankinë. “Janë 20 vjet që paraqitem në Coverciano” – shpjegoi më pas për RaiSport.
“Po bënim nxemje 3 e nga 3 dhe kur më kërkuan mua të nxehesha u tregova Insigne, duke u shpjeguar se duhet të fitonim ndeshjen dhe jo ta barazonim atë. U dhashë një indikacion taktik që nuk më takonte, ndaj u kërkoj falje. Nëse do të kërkonin të hyja në fushë do ta bëja” – e mbyll ai. ©LAPSI.al