• |
ide | kryesore

Gjykata mbështet pjesërisht Trump. Kush nuk do të lejohet të shkojë në SHBA

Planet



Një gjykatë e apelit në SHBA, që bllokonte urdhërin e fundit ekzekutiv të presidentit Trump, lejoi më në fund hyrjen në fuqi pjesërisht të urdhërit për ndalesën e hyrjes në SHBA të udhëtarëve nga Irani, Libia, Syria, Yemeni dhe Somalia.

Vendimi i djeshëm e mbështet një pjesë të urdhrit të Trump të datës 24 shtator të këtij viti, me të cilin shtetasve nga Irani dhe disa vendeve të tjera, nuk u lejohet hyrja, nëse ata nuk kanë lidhje të afërta në Shtetet e Bashkuara.

Këto lidhje të afërta janë definuar si raporte familjare dhe marrëdhënie “formale, të dokumentuara” me organizatat me seli në Shtetet e Bashkuara, siç janë universitetet dhe agjencitë për vendosje në SHBA.

Udhëtarët që kanë lidhje të afërta me grupet amerikane dhe individët, përfshirë gjyshërit, gjyshet, nipërit, mbesat, prindërit, bashkëshortët dhe farefisin, do të lejohen të hyjnë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *