Koço Kokëdhima, u bëri thirrje qytetarëve përmes një statusi në “Facebook” që të refuzojnë çmimin e ri të ujit të propozuar nga Enti Rregullator i Sektorit të Furnizimit me Ujë, ku çmimi do të rritet me 44% për familjarët dhe shumë më tepër për klientët publikë dhe privatë. Sipas tij ky vendim është vulosja e një gjobe tjetër të rëndë dhe abuzive mbi familjet dhe bizneset në kryeqytet.
‘Nuk ka asnjë bazë për të mbështetur rritjen drastike të çmimit të ujit në Tiranë. Ujësjellësi i Tiranës është ndërmarrja që vetëm zhvat konsumatorët dhe shpërdoron ujin e pijshëm për interesa korruptive të drejtuesve të lidhur me bashkinë e Tiranës’, thotë Kokëdhima.
Më tej ish deputeti i PS-së, bën thirrje që të mos kryhen pagesat nga ana e qytetarëve.
“Zgjidhja u bën thirrje që të refuzojnë në bllok gjobat e qeverisë dhe bashkisë, të cilat nuk dinë të zhvillojnë asnjë ekonomi fitimprurëse, por gjithë rritjen ekonomike e mendojnë si rritje të taksave dhe pagesave që duhet të bëhet nga shumica e heshtur, ndërsa biznesmenët e qeverisë dhe të bashkisë duhen liruar nga të gjitha detyrimet”, shkruan Kokëdhima në faqen e tij në Facebook.
qelbesir si edvinka rama,erionka veliu,xhelili e ruqi esht koqo kokdhjeri.ne zyrat e koqos kerkohej seks tresh me nen e bij te mitur.