• |
ide | kryesore

Koço Kokëdhima bën thirrje për të mos paguar faturat e ujit në Tiranë

Lajme, Të fundit



Koço Kokëdhima, u bëri thirrje qytetarëve përmes një statusi në “Facebook” që të refuzojnë çmimin e ri të ujit të propozuar nga Enti Rregullator i Sektorit të Furnizimit me Ujë, ku çmimi do të rritet me 44% për familjarët dhe shumë më tepër për klientët publikë dhe privatë. Sipas tij ky vendim është vulosja e një gjobe tjetër të rëndë dhe abuzive mbi familjet dhe bizneset në kryeqytet.

‘Nuk ka asnjë bazë për të mbështetur rritjen drastike të çmimit të ujit në Tiranë. Ujësjellësi i Tiranës është ndërmarrja që vetëm zhvat konsumatorët dhe shpërdoron ujin e pijshëm për interesa korruptive të drejtuesve të lidhur me bashkinë e Tiranës’, thotë Kokëdhima.

Më tej ish deputeti i PS-së, bën thirrje që të mos kryhen pagesat nga ana e qytetarëve.

“Zgjidhja u bën thirrje që të refuzojnë në bllok gjobat e qeverisë dhe bashkisë, të cilat nuk dinë të zhvillojnë asnjë ekonomi fitimprurëse, por gjithë rritjen ekonomike e mendojnë si rritje të taksave dhe pagesave që duhet të bëhet nga shumica e heshtur, ndërsa biznesmenët e qeverisë dhe të bashkisë duhen liruar nga të gjitha detyrimet”, shkruan Kokëdhima në faqen e tij në Facebook.



1 Comment

  1. qelbesir si edvinka rama,erionka veliu,xhelili e ruqi esht koqo kokdhjeri.ne zyrat e koqos kerkohej seks tresh me nen e bij te mitur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *