• |
ide | kryesore

Konferenca me bankat/ Kryeministri Rama ‘plotëson’ dëshirën e Ismail Qemalit

Lajme, Të fundit



Në konferencën me bankat për rritjen ekonomike në Shqipëri, përpos ironinë dhe kritikat për kompanitë private, si dhe ironitë ndaj keut të opozitës Basha, kryeministri Edi Rama ka kërkuar bashkëpunimin maksimal nga bankat duke folur me superlativa për to.

Rama zgjodhi ta mbyllë fjalën e tij duke kujtuar themeluesin e shtetit shqiptar. Ai tha se objektivi i tij për një sistem të pavarur bankar në shërbim të ekonomisë së vendit është realizuar. Kryeministri duke përdorur një shprehje të Ismail Qemali tha se është realizuar një dëshirë e atit të shtetit shqiptar.

Po e mbyll me një shprehje të Ismail Qemali që i shkon shumë jo vetëm konferencës por edhe sistemit që kemi sot. Një dëshirë e realizuar e atit të shtetit shqiptar. ‘Një sistem i pavarur bankar në shërbim të ekonomisë së vendit do të ishte pavarësia e dytë e Shqipërisë’. Është një objektiv i realizuar. Kemi një Bankë të Shqipërisë që mbetet model rrezatues për çdo institucion të pavarur në letër dhe që kërkon të jetë i pavarur në realitet. Lum si ju që keni bankat e Shqipërisë!”, – tha kryeministri.



1 Comment

  1. bankat ja shenderruar ne lavatriqe ku ter diten pastrojn parat e pista te vrasesve,trafikantve,tritolisteve,perdhunuesve,hajnave e qelbesirave tjera.nji derr kryeminister me i mir se ram qelbesira esht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *