• |
ide | kryesore

Luli foli drejtë, po kush i beson?

2, Ide



Lulzim Basha ka mbajtur sot një fjalim plot pathos dhe argumenta, i cili i ftonte të gjitha instucionet ligjzbatuese të vendit dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, të gjurmojnë pastrimin e parave që Rilindja përfitoi nga trafiku i drogës këto katër vite.

Kreu i opozitës kishte të drejtë kur tha se përgjigjet e Ramës me humor dhe batuta për denoncime si ky, janë të vjetëruara dhe të dala boje.

Ai kishte të drejtë kur rikujtoi alibitë që Rama ka bërë për katër vite, për mushkonjat, kanabisin, Elvis Roshin dhe Saimir Tahirin.

Ai kishte të drejtë kur ngriti dyshimin se paratë e trafikantëve po pastrohen përmes futjes në sistemin bankar.

Ai kishte të drejtë kur theksoi pikpyetjen për grataçielat e reja, që si arsye ekonomike kanë vetëm justifikimin e fitimeve të nxjerra në rrugë të paligjshme.

Ai kishte të drejtë kur përmendi se në një vend ku investohen paratë e drogës, largohen sipërmarrësit e mëdhenj ndërkombëtarë (siç ka ndodhur në Shqipëri).

Për të kuptuar se argumentat e Bashës janë të vërteta dhe qëndrojnë, nuk ka nevojë të jesh një specialist ekonomie. Nuk ka nevojë as të kesh djeni për botën e krimit dhe mënyrat e pastrimit të parave. Mjafton të vësh në punë logjikën e thjeshtë. Mjafton të përmendësh faktin, tashmë të pranuar nga të gjithë (deri gjashtë muaj më parë vetëm Edi Rama e mohonte) se për katër vite me radhë Shqipëria u shndërrua në prodhuesen më të madhe të hashashit në kontinent. Se malli eksportohej drejt Italisë dhe Greqisë, jo më me mushka dhe gomone, por me vaporë dhe me avionë. Se kjo korruptoi jo vetëm policët e thjeshtë, por të gjithë drejtorët dhe hierarkinë e ministrisë së rendit.

As këta të fundit, as politikanët e lartë që e kanë lejuar dhe as trafikantët e mëdhenj që mbroheshin prej tyre, nuk e kanë bërë këtë punë për hobi. Ato 2 miliardë euro që qarkullonin në të zezë, sipas OSBE-së, nuk ishin një thashethem.

Pra nëse ke pranuar se për katër vite në këtë vend është bërë nami, si me kultivim, si me eksportim, është e natyrshme të ngresh edhe pyetjen: Ku gjenden ato qindra miliona të fituara në këtë xhiro kriminale? Si do t’ia bëjnë qeveritarët dhe trafikantët e lidhur me ta për t’i futur në sistem, për t’i pastruar, për t’i përdorur lirshëm në fund të fundit?

Të fillosh humorin dhe batutat për këtë çështje, ashtu siç bën Rama, është të duash ta fshehësh atë nga sytë e publikut njësoj si kryeministri tentoi të mbajë të fshehur avionët, elvisët, prengët dhe frrokët.

Dhe këtu Lulzim Basha ka përsëri të drejtë. Mënyra si po sillet shefi i qeverisë është prova më e mirë se problemi i ngritur ekziston.

Por, fatkeqësia me Bashën nuk është tek të vërtetat që thotë, por tek impakti që ato kanë.

Sepse, pak a shumë akuza të ngjashme, lideri i PD i tha me forcë edhe në fillim të këtij viti. Ai i quajti aq të forta dhe aq shqetësuese, sa për hir të tyre u tregua i gatshëm të shembte sistemin elektoral. Në emër të tyre, ai kërkoi përmbysjen e republikës së vjetër. Ai u ngujua tre muaj në çadër dhe premtoi se nuk dilte që aty pa arritur qëllimet e tij.

Se ç’ndodhi me çadrën, me zgjedhjet dhe me republikën e re, tashmë dihet. Ajo i shiti të gjitha denoncimet vetëm për të marrë pak muaj në duar disa drejtori me buxhete të mëdha. Ajo i pushoi sulmet ndaj Ramës dhe kryetrafikantin filloi ta vizatojë si një njeri normal.

Sot, fatkeqësisht, askush nuk mund ta imagjinojë si do të qe Shqipëria sikur Basha të kishte qëndruar në çadër. Se çfarë do të ndodhte në një vend me parlament një ngjyrësh, ku ministri i rendit dilte i lidhur me trafikantët dhe ku kryeministri në rastin më të mirë, rezultonte se kishte krijuar alibi për ta.    

Pa dyshim, situata do të kish qenë e ndryshme sikur Basha të mos qe tallur me sakrificën e mijëra demokratëve, qytetarëve dhe pjestarëve të shoqërisë civile.

Por, ai nuk diti të qëndrojë në lartësinë që i solli momenti, fati, mobilizimi njerëzor dhe mërzia me këtë pushtet të molepsur. Ai shkoi dhe ra në prehrin e armikut.

Prandaj, sot, kur ka rifilluar të thotë të vërteta të frikshme, pak kush, fare pak, ka vesh për ta dëgjuar.

Këtë fat rrezikon të ketë edhe denoncimi i fundit për shndërrimin e vendit në një lavatriçe për paratë e drogës. Të gjithë e kuptojnë që është e vërtetë, por të gjithë qëndrojnë të heshtur. Se askush nuk do të zhgënjehet sërish duke u bërë militant i kauzave të mëdha që përfundojnë në pazare meskine. ©Lapsi.al



14 Comments

  1. I paepuri bushat o ke te drejt ti o ka te drejte majlinda bregu kur tha qe populli nuk e mbeshteti bashen ne proteste atehere, te dy nuk mund te keni te drejte

  2. Ju analistat qadrista qe te beheni prape te besueshem duhet qe te rifuteni brenda qadres s demokracis . Megjithese shumica e votuesve mund te tallin sumen me ju qe jeni analistat e qadres se shqupit ,ju nuk duhet te dorezoheni por sypatrembur duhet te ngujoheni brenda qadres .

  3. po ky mosbesim ne rradhe te pare nga ty dhe qe injektohet nga gjithe infrastuktura e gjirizeve dhe ishsigurimsave shkon ne favor te bandave te kryekriminelit rama ,pra edhe nqs zBasha beri nje gabim i ndikuar nga presioni sorrosianeve amerikane dhe mafjas se ambasadoreve me ne krye lune dhe kurtizanen kroate mendoje qe per te gjithe eshte e qarte qe nuk duhet mare me z.Basha por me mafjan qe po gropos shqiperine.kush merret me kete ane nuk i ben dem as Bashes as edvin norieges.

    1. Nuk e di pse por ky anusimousi duhet te jete vte edveri i, i cili nuk punon per ate qe eshte por ùmeret me pergjigjet qe duhet tu jape njerezve qe jane kunder tije! Hajde kryetar vathe hajde!

  4. Basha e tregoi veten super hajdut,pazaret qe beri ishin per familjen dhe garancite per te ardhmen.Keto fishekzjarre qe leshon jane pordhe koti qe edhe Basha vete nuk i beson sepse Lazarati aty ishte tek Basha dhe s”beri asgje .Si do qe te rrotullohet politika,vjen ere te qelbur te vdekurish.

  5. Edhe guret e rruges dinin historin e korrupsionit te Edi Rames si kryetar bashkie ,( nuk po flas per drogen ne keto 4 vitet e fundit), e megjithate mediat perseri kane “shpresuar” si shume shqiptare te tjere ,se nje hajdud prefesionist si Edi Rama do behej burre shtetit!! Kuptohet shume qarte mentaliteti , nga ku pretendohet te ngrihet e ardhmja demokratike, bazuar ne shtetin e se drejtes ,perfshire Bashen qe erdhi ne krye te Bashkis por heshti per korrupsionin e Edi Ramen.
    Ky eshte kodi i politikes se korruptuar , vjedhe ti qe te vjedhi une .Ky ishte Basha atehere!
    Arsyeja e kesaj logjike kriminale eshte shume e thjesht , pasurimi i nje grup njerezish ne bashkpunim duke vjedhe dhe masakruar popullin ku Basha eshte bashkpuntor.
    Mediat jo serjoze jane bere pjese e sistemit, shume te tjere jane te korruptuar si vete politika, dhe te gjithe vrapojne pas “fitim-tarit” te rradhes , percaktuar nga rrotacioni;Keshtu kemi hyre ne rrethin e vesit, ku qeni han bishtin e vet.

    Mirpo keta gazetar, analist , mediat ,sidomos ato vizive , me sjelljen e tyre te pa pergjegjshme kane bere deme shume te medha per formimin e pergatitjen e opinjonit publik; Perkundrazi ,populli eshte manipoluar vazhdimisht me argumenta siperfaqsor emocional ne sherbim te njeres o tjetres ane politike,duke krijuar shpres te rreme e torollosje; per pasoj rrezistenca e shoqeris ka qene e brisht dhe shume e pafuqishme per tu perballur me perbindeshin e partive politike shqiptare .Sot situata ka degjeneruar ne kete pike saqe SHBA dhe Europa kane sbarkuar ne Tirane per te çliruar popullin nga kriminelat shqiptare! Histori e turpshme!!
    E njejta histori e neveritshme mundet te tentohet me Lulzim Bashen -Kryemadhin etj, duke i vizatuar ndryshe nga çfare jane ne te vertet!
    Ato media, gazetar ,intelektual qe ripropozojne si zgjidhje protagonistet e kleptokracis , po tradhtojne aspiraten per liri te popullit me te shtypur dhe me te varfer ne Europe.
    Ti behet makjazh Lulzim Bashes- Kryemadhit, per ti shitur si alternativ e Rames ne tregun e politikes ; Eshte si t’ju kerkosh njerezve te zgjidhni vdekjen e tyre mes semundjes se kancerit dhe koleres !

    Besoj shume, se shqiptaret kane arritur ne konkluzion perfundimtare se istitucionet shteterore duhen te rreformohen thellesisht , kjo nenkupton eliminimin e sistemit te krijuar nga kjo klase politike , tashmè e kalbur!
    Lideri i korruptuar si Rama,Basha ,Berisha, Meta-Kryemadhi, Xhafaj,Ruçi,Llalla ,Tahiri , Veliaj me bandat e tyre duhen te shkojne ne burg. Kjo manover duhet te kaloje ne tri faza 1) Eliminimi i kastes nga skena politike nepermjet zgjedhjeve , si baza e pergatitjeve te kushteve per arrestimin e tyre . 2) Arrestimi i liderit te korruptuar nga drejtesia e re. 3) Anulimi i ligjit 449, modifikuar nga kasta 2017 per te shpetuar dosjet e korrupsionit 27 vjeçar!
    Ne parim kjo eshte rruga e vetme qe çon shqiperin drejt bazes te forte ku do te ndertohet shteti demokratik i vertet!
    Manovrat qe bejne Basha- Nishani-Berisha-Kryemadhi eshte rruga e shpetimit te mafies politike 27 vjeçare perfshire vetveten e tyre Ramen dhe Ilir Meten !
    Gazetaret dine me shume mbi skandalet e politikes nga ato qe shkruajne ne portale;Por heshtin qellimisht!
    Ne Shqiperi jane rreth 3 miljad euro cash te fshehura ne vilat e politikes dhe administrates shteterore,para nga korrupsioni dhe droga !
    Politika vjedhe edhe zyrtarisht ,Siç ishin 11.4 miljon euro korrupsion realizuar me dokumenta nga marrveshja 18 majit Rama -Basha!
    Po keshtu per modifikimin e ligji 449 dhe shume te tjera fakte skandaloze ku cenohet drejtesia , lira dhe interresat e shqiptareve . Por asnje gazetare nuk ka bere analize per keto skandale! PERSE?

  6. rames si kryebandit i besohet cdogje thua ti bushat dhe vemjet e rilindjes ,packa se cdo fjale e veprim e ka ne dem te interesave te ketij kombi muti sepse genjene bukur.

  7. Si ka pesh fjala , e sakt Bushat. Pse do kene pesh fjalet kur nuk shoqerohen me veprime e aq me keq me pazare meskine. U kap Tahiri e gjith Rilindja me presh ose hashash ne dore, e Basha ne vend tu bente ate qe u bene keta ne 21 janar kur u kap Meta me Bllok, e la te ikte. Se ca duhet nje parlament kur eshte bere “imuniteti ose muri mbrojtes i Krimit”.

  8. Na ka mbytur pislliku e Busho.. prape “fajin” e ka Basha qe ka …. zbatuar Urdherat e ndyre te disa sorrave qe kane depertuar kudo.

  9. Me vika keq qe paska hala njerez qe besojne te politika, pervishni monget e punoni per veten tuj e mos te rrime ketu e te mbrojme krykaret tane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *