• |
ide | kryesore

“Si më la gruaja me 9 fëmijët për të dashurin e ri afrikan”

Pikante



Dashuria, edhe kur është virtuale, bën gjëra nga më të habitshmet. Një britanik tha se ka mbetur i shkatërruar pasi gruaja e la atë dhe 9 fëmijët e tyre për të dashurin afrikan, të cilin e njohu në Facebook. Andy Hepworth i tha “The Sun” se mbeti zemërthyer pasi bashkëshortja e tij, Heidi tashmë jeton me të dashurin e ri.
Sipas tij ajo kërkon divorcin, duke shtuar se e ardhmja e saj është me Mamadou Hallow, 30 vjeç. Andy, 44 vjeç justifikohet: “Është kriza e moshës së mesme. Ajo nisi të shkonte në palestër, të bënte tatuazhe, vishte fustane dhe bënte solar. Ajo ishte një mama e mirë dhe e dashur, por tani duket sikur një alien i ka pushtuar trupin. Duket sikur i kanë bërë lavazh truri”.
Ng ana tjetër Heidi nuk kishte qenë kurrë më parë jashtë deri kur fluturoi për në Gambia, që të takohej me të dashurin e ri. Ajo thotë se i dashuri nuk po e shfrytëzon për të marrë pasaportë angleze. “Jam shumë e lumtur. Nuk mund të gjeja njeri më të mirë” – shton ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *