• |
ide | kryesore

Superoperacioni në Napoli/ Publikohen emrat e 4 shqiptarëve të arrestuar, 3 të tjerë në kërkim

Lajme, Të fundit



Mediat italiane kanë publikuar emrat e 21 të arrestuarve dhe 5 personave në kërkim në lidhje me operacionin “Smoke Snake” që u zhvillua dje në Napoli nga policia italiane. Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, ndërkohë që tre të tjerë janë të shpallur në kërkim.

Shqiptarët e arrestuar janë Luan Çika alias Luan Hyseni 36 vjeç, Everton Ndreraj 26 vjeç dhe Eduard Shehaj 39 vjeç. Ndërkohë, tre shqiptarët e tjerë në kërkim janë Arian Demiri 30 vjeç, Altin Xoxa 47 vjeç dhe Xhimi Isiu 33 vjeç. Në këtë operacion të policisë italiane mori pjesë edhe policia shqiptare, e cila shkëmbeu informacion me homologët italianë.

Policia e Shtetit i ka dërguar informacion Guarda di Finanzës rreth veprimtarisë së shqiptarëve të përfshirë. Sipas Tvklan ky grup kriminal nuk ka kryer në asnjë rast trafik droge në Shqipër. Heroina dhe kanabisi trafikohej në Napoli të Italisë nga Turqia dhe Holanda. Konkretisht, heroina nga Turqia dhe kanabisi nga Holanda.

Ky hetim ka nisur nga pala italiane që në Qershor të vitit 2016 dhe prej një viti janë sekuestruar 8 kg heroinë dhe 38 kg marijuanë të kësaj organizate. Ndërkohë, policia thotë se janë sekuestruar edhe 500 mijë Euro pasuri të këtij grupi kriminal, që janë 2 apartamente, 1 makinë, 65 llogari bankare 18 mijë Euro në cash dhe 3 kompani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *