• |
ide | kryesore

Valbona Selimllari ikën nga Tv Klan, shkon tek Ora News

Paparazzi, Slider



Valbona Selimllarin vazdimisht e kemi parë në ekran, në reklama, në panele emisionesh, prezantime spektaklesh dhe së fundmi edhe si anëtare jurie. Ish miss Albania tani do të ketë emisionin e saj, të cilin do ta drejtojë e vetme.

Bobi, ashtu siç e njohin miqtë, gjithnjë është treguar e rezervuar jo vetëm për jetën private por edhe për planet në karrierë. Por këtë herë është zbuluar se ajo do të jetë pjesë e televizionit ‘Ora News’ dhe edhe pse ende nuk është zbuluar formati i emisionit që do të drejtojë, duke marrë parasysh edhe rolin që ka në Bashkinë e Tiranës, si këshilltare për çështjet sociale, mendojmë se do të jetë ndonjë program i këtij lloji. /InTv/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *