• |
ide | kryesore

863 mijë euro dhe patentat e Tahirit, shtyhet seanca ndaj Orest Sotës

Lajme, Të fundit



Seanca gjyqësore në Gjykatën e Krimeve të Rënda për të rivlerësuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ ndaj Orest Sotës eshtë shtyrë. Shkak është bërë mbingarkesa e gjyqtares që ka cështjen. Masa e sigurisë ndaj Sotës u caktua fillimisht nga Gjykata e Elbasanit, pastaj cështja i kaloi Krimeve të Rënda.

Prokuroria mësohet se ka kërkuar arrest me burg për 25-vjeçarin në makinën e të cilit në datën 1 Nëntor Policia e Elbasanit gjeti 863 mijë Euro dhe dy patenta lundrimi të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Organi i akuzës kërkon të cilësohet i ligjshëm ndalimi i të riut për akuzën e pastrimit të parave. Sipas grupit hetimor, ka dyshime se Sota nuk justifikon me burime të ligjshme paratë që iu gjeten në makinë dhe ato dyshohet të jenë produkt i aktivitetit kriminal.

Deri më tani ish-ministri Saimir Tahiri nuk ka reaguar për cështjen e patentave të gjetura në makinën e biznesmenit Orest Sota.

©LAPSI.al 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *