• |
ide | kryesore

Atentati me snajper në burgun e Vaqarrit, dënohet me 20 vite burg Kolaveri

Lajme, Të fundit



Me 20 vite burg është dënuar ditën e sotme nga Gjykata e Krimeve të Rënda, Ergys Kolaveri, si autor i atentatit me snajper në burgun e Vaqarrit në korrik të 2016-së.

Edhe prokuroria kishte kërkuar 30 vite burg për Kolaverin, ka qenë Gjykata e cila e ka dënuar atë me 20 vite burg, për atentatin e dështuar.

Pas dhënies së vendimit ka reaguar për Report TV avokati I Kolaverit, Sajmir Vishaj. Avokati thotë se vendimi është i turpshëm dhe janë falsifikuar provat. Sipas Sajmir Vishajt, Ergys Kolaveri nuk ka qenë në vendin e krimit, siç pretendon akuza.

Në 30 korrik të 2016-së, një atentat me snajper iu bë Gazmir Daçit në ambientet e brendshme të burgut të Vaqarrit. Gazmir Daçi ishte duke dalë në ambientet e jashtme, kur është qëlluar me snajper nga një kodër aty pranë.

Plumbi nuk ka kapur Gazmir Daçin, por një të dënuar nga Kosova. Sipas Prokurorisë Kolaveri ishte i pajisur me një armë të sofistikuar snajper dhe ishte vendosur në një distancë të largët në ambientet e jashtme të burgut dhe priti derisa Gazmir Daci doli në ajrim për ta qëlluar.

Prokuroria thotë se ka qenë Ergys Kolaveri I cili bëri atentatin që nuk doli I suksesshëm, për motive hakmarrje. Kjo për faktin se Gazmir Daçi ka vrarë Gazmir Kolaverin dhe ka plagosur Robert Kolaverin, të dy vëllezër të Ergys Kolaverit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *