• |
ide | kryesore

DETAJE TE REJA/ SI e vrau vëllai, vëllanë 12-vjeçar duke kullotur bagëtinë

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në fshatin Petoq në Fan të Mirditës. Një 15-vjeçar ka vrarë nga pakujdesia vëllain e tij 3 vjet më të vogël ndërsa ishin duke kullotur bagëtinë në mal. Autori është E.T. 15 vjeç dhe viktima D.T. 12 vjeç. Dyshohet se fëmijët kishin marrë me vete edhe një automatik. Sipas njoftimit që jep policia e Mirditës dyshohet se E.T. ka vrarë nga pakujdesia vëllain e tij. Arma e zjarrit automatik si dhe 2 gëzhoja janë gjet në vendngjarje. Ato janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit për ekspertizën e plotë mjeko – ligjore. Autori i dyshuar, babai i tij dhe disa persona të tjerë, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë ku po pyeten për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *