Humb jetën tragjikisht në minierën e Bulqizës një 20-vjeçar, teksa ishte duke punuar në zonën D. Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure. Minatori i cili ka humbur jetën është Eduard Dama i cili është zënë nga një masiv shkëmbor gjatë kohës që ndodhej në galeri.
Po ashtu, në të njëjtën galeri humbi jetën edhe një tjetër minator dy javë më parë, Eris Keta 30 vjeç. Si Dama ashtu edhe Keta vjeçari kanë qenë punonjës të të njëjtës firmë mineral nxjerrëse. Shkak për aksidentet me pasoja fatale në miniera është mungesa e sigurisë, pasi prej vitesh në galeritë nuk investohet nga firmat që i shfrytëzojnë.