• |
ide | kryesore

Koreja e Veriut: Donald Trump meriton dënim me vdekje nga populli korean

Planet



Mediat shtetërore të Koresë së Veriut thanë se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump meriton të dënohet me vdekje, pasi ka fyer udhëheqësin e vendit, Kim Jong Un.

“Krimi më i keq që Trump bëri është se guxoi të dëmtonte dinjitetin e udhëheqjes supreme.

Ai duhet ta dijë se është vetëm një kriminel i shmëtuar që duhet të dënohet me vdekje nga populli Korean” – shkruhej në gazetën e partisë së vendit.

Ky reagim vjen pas turit të Trump në Azi, ku në Korenë e Jugut u shpreh se fqinjët e tyre kanë një diktaturë mizore.

Vizita ishte pjesë e një turi në 5 vende të Azisë, ku Trump synonte kryesisht të nxiste rajonin kundër ambicieve të armëve bërthamore të Koresë së Veriut.

Ky artikull vjen edhe pas ofendimit që Trump i bëri diktatorit Kim Jong. “Pse Kim Jong-Un do të më fyente duke më thirrur ‘të vjetër’, kur unë nuk do ta quaja ‘i shkurtër dhe i yndyrshëm?” – shkroi Trump në Twitter.

Që kur u bë president, Trump është përfshirë në përshkallëzim të tensioneve me Kim Jong-un, me fyerje personale dhe kërcënime të sulmeve ushtarake.

©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *