• |
ide | kryesore

Kryebashkiaku me 5.5 milion euro pasuri: Të flasë kush më ka dhënë një kafe!

Lajme, Të fundit



Pas publikimit në media të pasurisë marramendëse prej 5.5 milion eurosh, Gjon Gjonaj, kryetar i bashkisë së Pukës i është drejtuar me një letër qytetarëve pukjanë. Në letër ai shprehet se pasuria e tij nuk është shtuar me asnjë cent, që nga koha kur u zgjodh Kryetar i Bashkisë, veç pagës që ka marrë në bashki. Për të qenë më bindës, inkurajon çdokënd që ka paguar qoftë edhe një kafe në këmbim të një vendi pune, të një shërbimi apo të një tenderi për bashkinë.
“Pukjanët më mirë se kush do, e din fort mirë se a paguhet më për një vend pune, e nëse po, inkurajoi të flasin ata të cilet mund të ken paguar qoft dhe një kafe për të hyr në punë. A ka paguar dikush për të marr një dokument a shërbim? A ka paguar kush apo ka lene kush përqindje për fitime tenderash? Nëse kjo do të ishte e vërtet, a do mund unë dhe stafi im ti kthenim nga e para punimet pa cilësi, sic ka ndodhur në shumë raste ne këto dy vite e gjysëm”
I shqetësuar nga zhurma që u bë në media për pasurinë prej 5.5 milion eurosh, që e rendit në krye të listës së kryebashkiakëve, Gjon Gjonaj thotë se pasuria e tij është krijuar nga puna si biznesmen që prej vitit 1992. “Ju garantoj se asnjë herë dhe për asnjë cast nuk do ju vë në siklet dhe nuk do dëmtoj imazhin e bashkisë apo dhe të Pukës mbar, për asgjë, e aq më tepër për pasurit e mija të cilat janë kryesisht prona e objekte që I kam bler nga puna në biznes prej vitit 1992” shkruan Gjonaj në reagimin e tij.© Lapsi.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *