Një shqiptar me origjinë nga Peshkopia është gjetur i pajetë brenda në një furgon në strugë të Maqedonisë.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Maqedoni. Një shtetas me origjinë nga Peshkopia është gjetur i vdekur brenda një furgoni. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Strugës.
Mediaq maqedonase raportojnë se shqiptari me iniciale F.Sh 39 vjeç është gjetur i vdekur brenda furgonit që e përdorte si strehë në fshatin Livadhi, pasi ai punonte si bari delesh.
Policia ka gjetur brenda furgonit një një pajisje me gaz, i cili është përdorur për t’u ngrohur. Dyshohet se vdekja e shqiptarit ka ardhur si pasojë e helmimit me monoksid karboni.
Pas procedurave, trupi do të dorëzohet te familjarët e tij në Shqipëri.