• |
ide | kryesore

Miss Universe Albania, Blerta Leka shtyn me 32 vjet datën e pavarësisë (Video)

Paparazzi



Njerëzit kanë prioritete në jetë, kanë pasionet dhe dëshirat e tyre. Disa kanë letërsinë, të tjerë sportin e të tjerë kanë historinë. Një vajzë si Blerta Leka me siguri duhet të ketë paradat e modës dhe sfilatat, por a i lejohet të bëjë një gafë të tillë, si përfaqësuese e Shqipërisë në Miss Universe?
E ftuar në një intervistë në emisionin “Një kat më lartë”, Ermal Peçi e ka pyetur se sa duhet të dijë një miss për historinë e vendit të saj. Sipas Blertës duhet të dijë mjaftueshëm sa për të mos u fëlliqur kur të tjerët ta pyesin. Moderatori i cili u tregua i shpejtë e pyeti se kur ishte shpallur pavarësia e Shqipërisë në 1912 apo në 1944. Pa u menduar gjatë ajo zgjodhi vitin 1944. Missi përfaqësues e ka shtyrë dhe 32 vite të tjera pavarësinë e vendit të saj.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *