• |
ide | kryesore

Pasi u rrah, biznesmenit libanez i uzurpojnë tokën tek Gjiri i Lalzit me firmën e Dakos

Lajme, Të fundit



Pasi u rrah investitori libanezoamerikan, Faadi Mitri, u largua nga Shqipëria, ndërkohë që pronën e tij tashmë e kanë azurpuar banorët e zonës se Shën. Rreth 15 banorë të zonës kanë kërcënuar rojën e kompanisë së tij “Omnix Albania” dhe kanë shembur gardhin rrethues të pronës.
Më pas, me pretendimin se janë pronarët legjitimë të truallit, banorët rrethuan parcelat për llogari të tyre duke bërë “vetëgjyqësi”. Në momentin e ngjarjes, të pranishëm, përveç banorëve të zonës, kanë qenë edhe një punonjës i Policisë së Bashkisë Durrës dhe një topograf, punonjës po i Bashkisë.

Përfaqësuesit e kompanisë “Omnix Albania” kanë kërkuar ndihmë nga Policia, por kjo e fundit nuk u ka ofruar mbështetje, sipas tyre.
“Kur u njoftua Policia për sulmin e banorëve, që duke kërcënuar rojet po ngrinin gardhin e tyre, deklarata e Policisë Manzë, ishte që ne nuk i pengojmë dot pasi ata janë të pajisur me certifikatë pronësie dhe leje për ndërtim gardhi, të firmosur nga bashkiaku i Durrësit, z. Vangjush Dako, i cili kishte dërguar me këta vandalët edhe një polic bashkiak dhe një topograf”, – sqaruan përfaqësuesit e kompanisë “Omnix Albania”. Sipërfaqja prej 45 mijë metra katrorë në Gjirin e Lalzit është kthyer prej disa vitesh në një mollë sherri mes biznesmenit libanez dhe banorëve të zonës, të cilët pretendojnë se kanë pronën e tyre në hapësirën e rrethuar nga kompania “Omnix Albania”.

Faadi Mitri pretendon se e ka marrë këtë sipërfaqe toke, ndërsa Gjykata e Durrësit ia ka njohur shtetasit Pal Seçunit (banor i zonës). Në vitin 2014, banorët protestuan, por pas ndërhyrjes së dhunshme të Policisë, biznesmeni ngriti rrethimin.
Sipas hetimeve të deritanishme, prokurorët kanë krijuar dyshime të arsyeshme se Selçuni e ka fituar pronën me anë të dokumenteve të falsifikuara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *