• |
ide | kryesore

Publikohen pamjet e arrestimit të zyrtarëve të Hipotekave në Kavajë, falsifikonin pronat (Video)

Lajme



Publikohen pamjet e operacionit policor “RANISHTJA” ku janë arrestuar e ndaluar 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë publikë, si dhe është shpallur në kërkim një tjetër zyrtar.

Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, Sektori për Hetimin e Korrupsionin në Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit, si dhe Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Policinë e Tiranës, si në çdo hetim tjetër nën drejtimin dhe bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Kavajë, në kuadër të procedimit penal nr.92 të vitit 2017, organizuan operacionin “Ranishjta”.

Gjatë hetimit 9 mujor, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke abuzuar me detyrën funksionale, kanë falsifikuar dhe tjetërsuar 36 hektare tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Spille Kavajë. Këtë sipërfaqe e kanë regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Kavajë (ZRPP), duke përfituar padrejtësisht në interes të tyre dhe personave të tjerë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *