• |
ide | kryesore

S’ka më ‘bravo çuna’, Xhafaj i përgëzon ndryshe aksionet e policisë

Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka përshëndetur misionin e arrestimit të disa personave si pjesë të strukturave kriminale në Fier. Duke përdorur Twitterin, rrjetin nga ai komunikon me publikun, Xhafaj përgëzon policinë për këtë urim, por natyrisht jo me fjalët ‘bravo cuna’, të cilat i kemi dëgjuar shpesh nga paraardhësi i tij në krye të Ministrisë së Brendshme.

“Në Fier u realizua goditja e parë e Forca E Ligjit: një grup më pak nga lista e narkotrafikut, tashmë i asgjësuar. Përgëzime Policisë Fier dhe strukturave të Drejtorisë Qendrore për këtë sukses!Të vendosur për spastrim të plotë të grupeve kriminale dhe sekuestrim të aseteve të tyre”, shkruan Xhafaj

©LAPSI.al



9 Comments

  1. U fol shum per kte aksion, disa bertisnin qe nuk do te kishte sukses, disa bertisnin se ishte deshtim qe ne nisje. Tani jam kurioz te di se cfare do te thon

  2. Nje shprehje thot qe 2 shqiptar ne nje mendje nuk i ben dot por ne kte rast vallaj dyshoj se do jet ndonje kundra.

  3. E mbeshteten nderkombetaret dhe qeveria si nisme dhe e shau opozita. Populli eshte me i qarte sot se kush punon e kush ben gam gam kot.

  4. E keni filluar nga fieri ku grupet kriminale jane te shumta. Me plan dhe strategji, nuk besoj se ka shqiptar qe nuk e mbeshtet kte aksion.

  5. keta qe ka kapur policia e xhafes jane ca morra .ne fier dihet mire se kush jane bandat e renato camit, ben “qimes” qe komandon subashin dhe qe financuan dhe moren votat per kryekriminelin ruci e rilindjen e krimit.por ketyre nuk ka per t’u hyre gjem ne kembe sepse mbrohen nga bandat e rilindjes dhe krimineleve ruci ,subashi dhe edvin shullazi. prandaj mos u ngrehosni ju morrat e kuq.

  6. keta qe ka kapur policia e xhafes jane ca morra .ne fier dihet mire se kush jane bandat e renato camit, ben “qimes” qe komandon subashin dhe qe financuan dhe moren votat per kryekriminelin ruci e rilindjen e krimit.por ketyre nuk ka per t’u hyre gjem ne kembe sepse mbrohen nga bandat e rilindjes dhe krimineleve ruci ,subashi dhe edvin shullazi. prandaj mos u ngrehosni ju morrat e kuq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *