• |
ide | kryesore

Ulen dënimi për nipin e Enver Hoxhës, kolumbianët dhe të dënuarit e laboratorit të kokainës

Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda pranoi gjykimin e shkurtuar për disa nga të dënuarit e çështjes së laboratorit të kokainës në fshatin Xibrakë të Elbasanit.
Ilir Hyseni ishte dënuar me 12 vite, ndërsa do të vuajë 8 vjet burg. Ermal Hoxha ishte dënuar me 10 vite burg do të vuajë 6 vite e 8 muaj. Cesar Avila e Valther Moreno ishin dënuar me nga 12 vite do të vuajnë nga 8 vjet burg. Genci Xhixha do të vuajë 8 vjet e 7 muaj, në mungesë. Arjan Dalipi 6.7 vite burg, Gentian Gjonaj 7.3 vite burg,
Kelmend Dalipi 7.3 vite burg ndërsa Sajmir Batku 8.7 vite burg.
Dënimet e mëparshme të shkallës së Parë kishin qenë:
13 vite burg për Genc Xhixaj
10 vite burg për Ermal Hoxhën
12 vite burg për Ilir Hysenin
10 vite burg për Arjan Dalipin
11 vite burg për Gentian Gjonaj
12 vite burg për Cesar Avila dhe Valther Moreno.
11 vite burg për Kelmend Dalipn
13 vite burg për Sajmir Batku



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *