• |
ide | kryesore

Vartësi i tij fundos ish-drejtorin e Burgjeve: 20 mln lekët ia dorëzova Artur Zotos, pranoje mos ki turp

Lajme, Të fundit
artur-zoto.jpg



Është zhvilluar seanca gjyqësore ndaj ish kreut të Burgjeve Artur Zoto, ku ky i fundit është përballur me zv.drejtorin e Iliaz Labi. Ky i fundit ka thënë se Zoto i ka kërkuar të fliste me një biznesmen për tenderin e vezëve dhe bulmetit dhe se kërkonte 20 % të shumës. Ai tha se biznesmeni Shemsi Sinani i dha 20 mln leke tek një lokal tek blloku që duhet tja jepte Artur Zotos.

Ish-drejtori i Burgjeve Artur Zoto, është arrestuar shkurtin e këtij viti pasi akuzohet për korrupsion. Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për ish-zyrtarin e vënë në pranga nga policia pas vendimit gjyqësor. Hetimet për të nisën kur u arrestua ish-zëvendësi i tij Iljaz Labi.

Zoto që u dorëhoq nga detyra pak kohë më parë, dyshohet se është i përfshirë në korrupsionin me tenderat e ushqimeve, për të cilat u arrestua zv/drejtori i burgjeve Iljaz Labi. Në dosjen hetimore, ndodhen dhjetëra procesverbalë me biseda të transkiptuara, të cilat tregojnë se drejtori Zoto, tashmë i dorëhequr ka qënë në dijeni të këtyre aferave korruptive, dhe se Iljaz Labi nuk bënte asnjë hap, pa miratimin e Zotos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *