• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Vorë, përplaset për vdekje 65-vjeçari

Lajme



Një 65-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një makinë pasditen e sotme, në rrugën Fushë-Krujë – Vorë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të fshatit Hasan, ku një makinë “Fiat” me targa ‘AA 439 LI’, duke udhëtuar me shpejtësi përplasi këmbësorin, i cili mësohet se i preu rrugën.

I moshuari ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Mësohet se ai ishte banues në fshatin Mallkuç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *