• |
ide | kryesore

Biznesmeni Sota që u kap me 863 mijë euro apelon çështjen, rivlerësimi me 20 nëntor

Lajme, Të fundit

Pas masës së sigurisë “arrest me burg” të dhënë nga Gjykata e Elbasanit për biznesmenin O.S, i cili u kap me 863 mijë euro dhe dy patentat e ish-ministrit Tahiri, avokatët e tij kanë apeluar çështjen në Gjykatën e Apelit në Durrës.


Por deri më tani nuk ka ardhur një vendim nga Apeli i Durrësit, duke penguar rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj biznesmenit te Krimet e Rënda. Mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar “arrest me burg” për biznesmenin O.S. Pas marrjes së vendimit nga Apeli i Durrësit, pritet që rivlerësimi i masës së sigurisë të bëhet më 20 nëntor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.