• |
ide | kryesore

Dash Shehi acarohet me Ramën se i kujtoi alkolin: Je halabak!

Lajme, Të fundit



Ndërsa replikonte me Lulzim Bashën në parlament, Edi Rama i hodhi një kunjë edhe Dashamir Shehit për konsumin e pijeve alkolike. Disa minuta më pas, Shehi ka marrë fjalën në parlament, për t’i kujtuar Ramës se përdorimi i drogës është më i rëndë se ai i alkolit duke e quajtur kryeministrin “një halabak”.
“Dua ti përgjigjem kryeministrit se mora vesh me kishte përmendur kur nuk isha në sallë. Është e turpshme të më përmend jo qepa, jo rakia. U bëra kaq vite në këtë salle. Nuk kam përmendur kurrë asnjë koleg. Por jo të më përmend një halabak. Unë vërtet mund ta kem pi ndonjë gotë. Edhe tani e lashë një gotë verë aty, shumë të mirë, por drogë aman nuk kam marrë ndonjëherë” u shpreh Shehi.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *