• |
ide | kryesore

Debati në parlament, Basha e sulmon pëe Bulqizën, Rama: pyet shokun tënd Zamirin

Lajme, Të fundit



Pas pamjeve të rënda që dolën nga reportazhi i Le Iene me fëmijët që ngarkonin krom në Bulqizë, kryeministri Edi Rama arriti ta devijojë debatin kur vuri në dyshim materialin e gazetarëve italianë. Rama fillimisht tha se filmimet ishin shumë të vjetra, më pas kërkoi ndjesë, por nuk mbajti asnjë përgjegjësi për atë që ndodhte në Bulqizës.
I provokuar nga akuzat e Lulzim Bashës në parlament, kryeministri foli për fëmijët e Bulqizës, por sërish nuk mbajti qëndrim. Kësaj radhe, ia la përgjegjësinë biznesmenit Zamir Mane, kur iu drejtua Lulzim Bashës me këto fjalë:
“Dhe meqë ma përmende këtë Bulëizën disa herë, pyete shokun tënd Zamir Manen. Pyete për investimet në miniera, pyete për sigurinë në miniera, pyete për ndryshimin rrënjësor që ka ndodhur atje! Pyete për shkollën profesionale të të rinjve që mësojnë zanatin. Natyrisht pyete edhe për fëmijët. Dhe ça do të të thotë ai?” u shpreh Rama, që sapo ka nisur mandatin e dytë si kryeministër i Shqipërisë.



14 Comments

  1. O albi i ,po ja fajt pordhs kot or taj . Mjafton te kujtojme se pronat e zames u ngriten dhe ndertuan ne kohen e lulit dhe tezat e tua sjellin humbje elektorale per frontin. Vsazhdoni sa me teper me fake news se rama do ditoje edhe ne 2025.

  2. Zamje or “ar” u lidh rendshem me politiken qe ne kohen e Tosit, e me shume gjasa ka bere trafiqe edhe ne kohen e Berishes I.

    Por kjo ka pak rendesi. Sot eshte Rama ai qe e furnizon me leje dhe koncesione, si ajo e Bulqizes. Kreu i opozites duhet te kete kurajo ti permende emrin, e jo te fshihet prapa tij.

    Nderkohe une nuk e di se cfare te kenaq ty me pushtetin e Rames tashme? Deri ne 2013 Rama, sidomos nepermjet Braces, betohej se do e clironte ekonomine nga pushteti i ketyre. Sot i shpalli te paster te 4-te, me Sandrin eshte po aq mire. Pra gjene kryesore qe duhet te bente nuk e ka bere. Ti si militant socialist cfare perfitove atehere nga fakti qe Rama mbajti klientet e Berishes dhe i fuqizoi akoma me shume?

    1. @Bambi,
      E meriton llagapin qe i ve vetes.
      Toka ne Palase u perket pronareve dhe Zamo ka kontrate zhvillimi aty. As e bleu e as e shiti token. Merre me qetesi

      1. Cfare do me thene kjo “kontrate zhvillimi”? Pronaret e tokes jane ne gjyq njehere se kane dale pronare familje qe nuk jetojne aty fare.

        Se dyti, vete leja eshte dhene me nje ligj te papreedente, gjasme per investime strategjike, ne te cilat shteti ka te drejte te nderhyje e te marre token me force edhe nese nuk pranon e te demshperbleje me cmime reference. Kuptohet, qe kete demshperblim qesharak e kane marre pronare fallso e jo te verte.

        Ja, kjo eshte historia e Zames dhe Palases.

  3. Politika kte pune ka , mundohet te perlyej biznesin . Te ishte biznesi si politika njerzimi do kishte marr fund me kohe

  4. Po akoma se keni kuptuar more se kta te politikes duan te heqin Zamirin , e te vene ne komand te vetet , deri tani rokade me njeri tjetrin kane arritur te bejne, sepse biznesi eshte aty gjithmone ndryshe nga partite politike

    1. Deri tani Zamiri komandon qofte njerin e qofte tjetrin. Biles blen edhe keto levizjet e vogla si Blushi, Bojaxhiun me shoke, se as ata nuk guxojne t’ja permendin emrin. Se ca vjen pas tij, nje zot e di, po qe Zamja eshte deri ne fyt per vete kete nuk e diskuton njeri pervecse zyrave te Balfinit.

  5. Albi nga menyra si flet dukesh si nje ish punonjes i frustruar dhe nxjerr dufin ne portal dhe harron sa e piset eshte politika

    1. Ndersa ti “matriks” “ulis” “mira” dukesh si punonjes i Balfin qe perfiton nga pislleku i politikes.

  6. Kur ishe ti , beje keshtu dhe ashtu me ate dhe kete. Pergjigjet tjetri , ti po ben kete dhe ate me ata . Thjesht pune kurvash , ti 999 here une 1000. ropt ku ti kini.

  7. Po , c jane keta more , c me duhet mua me Miren apo Ulisin , accountin e kam per perdorim vetjak dhe shpreh mendimin tim , po kam faj une qe merrem me tipa qe rrine cdo kohe ne portal .. Gjith te mirat Albi dhe suksese ne jete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *