• |
ide | kryesore

Holanda ngre alarmin: Shqiptarët po ngjiten shpejt në majat e krimit

Lajme, Të fundit



Holanda jep alarmin se shqiptarët mund të bgjiten në majën e krimit në këtë vend. Në Holandë mëndohet se janë rreth 20 mijë shqiptarë që qëndrojnë për një periudhë relativisht të shkurtër në Holandë dhe vetëm 800 janë të regjistruar. Autoritetet vendase atje kanë ngritur alarmani se ky numër i madh shqiptarësh mund të rezultojë edhe në persona që merren me veprimtari të dyshimta.

“Ekziston dyshimi se ata shumë shpejt po ngjiten në majat më të larta të krimit. Duket se shqiptarët janë më shumë se mesatarja e krimit aktiv në Amsterdam kohët e fundit, kështu që ne do të donim të dinim se sa janë këtu”, – ka thënë prokurori i Amsterdamit Maaike van Kampen.

Për të vërtetuar numrin e shqiptarëve që qëndrojnë në Holandë, gjatë verës një agjenci e specializuar monitoroi faqet shqiptare në internet që klikohen nga territori i Holandës përmes smartphoneve dhe tabletëve. Rezultoi se me smartphone ekzistonin 35.953 vizitorë unikë dhe 4475 vizitorë nga tabletët. Këto shifra të larta janë ndoshta për shkak se një shqiptar mund të ketë në përdorim më shumë se një smartphone. Kjo është arsyeja pse autoritetet holandeze kanë marrë për bazë shifrën 20 mijë shqiptarë dhe jo më shumë se 35 mijë.

Të njëtin shqetësim ngrit edhe ministrja holandeze e Drejtësisë, Justine Asbroek.

“Nëse i krahasojmë këto shifra me 800 shqiptarët e regjistruar, ky është një numër shumë i madh. Shqiptarët që arrestohen këtu, pothuajse gjithmonë kanë një histori të paqartë rreth aktivitetit të tyre në Holandë. Dyshimi është se një pjesë e konsiderueshme është e përfshirë në botën e krimit. Në Mbretërinë e Bashkuar ata kontrollojnë 60% të tregut të kokainës dhe janë shumë të dhunshëm. Me anë të bashkëpunimit intensiv midis policisë, gjyqësorit, autoriteteve tatimore dhe komunës së Amsterdamit, ne duam t’i parandalojmë ata që të ndërthuren me botën e sipërme të krimit”, – u shpreh ministrja Asbroek.

Kujtojmë kështu se Holanda është një nga shtete që po shikon rikthimin e vizave me Shqipërinë për shkak të këtij problemi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *