• |
ide | kryesore

Ish-ministri: Si na kërcënuan ambasadorët për të mos burgosur Sali Berishën

Lajme, Të fundit



Paskal Milo u shpreh se qeveritë shqiptare kanë qenë gjithmonë të ndikuara nga ambasadorët e huaj. Ai solli një rast të vitit 1998, kur qeveria e atëhershme kërkoi heqjen e imunitetit ndaj Sali Berishës, por ambasadorët, sidomos ai gjerman dhe ai italian ishin kundër. Milo u shpreh se ambasadorët kërcënuan qeverinë se do t’i hiqnin ndihmat nëse Sali Berishës i hiqej mandati dhe futej në burg.

“Ka pasur debate të ndryshme. Qeveria atëherë kërkoi ti hiqet imuniteti Sali Berishës, por ne kishim presion për të mos ia hequr imunitetin dhe për të mos u futur ai në burg. Ne u kërcënuam se do na hiqnin ndihmat. Kanë këmbëngulur më shumë ambasadori gjerman dhe italian.” – u shpreh ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo në emisionin “Të paekspozuarit”.

Milo solli edhe një rast tjetër kur qeveria ka hasur kundërshtime nga ambasadorët.

“Ka pasur edhe raste të tjera kur ne jemi ndodhur para veprimeve të atilla që duhet të ishim përkrah UCK-së për furnizimin me armë dhe jemi ndeshur me kundërshtime nga ambasadorët për të marrë veprime të tilla në mbështetje të UCK-së.”- tha Milo.

©LAPSI.AL 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *