• |
ide | kryesore

Kullat e Tiranës/ Rama vë përballë Bashës, Zamir Manen, Shefqet Kastratin, Bashkim Ulajn dhe Ramë Gecin

Kryesore, Lajme



Akuzave e Lulzim Bashës për invesimet në Tiranë si ndërtime të njerëzve që pastrojnë paratë e drogës, kryeministri i është përgjigjur me emrat e biznesmenëve më të mëdhenj të ndërtimit në Tiranë. Rama e sfidoi Bashën të flasë për ata që i quajti miq të Bashës dhe mbështetës të Partisë demokratike kur tha: Kullat e Tiranës? Zamir Mane është pastrues parash? Shefqet Kastrati, është pastrues parash? Bashkim Ulaj është pastrues parash? Ramë Geci, është pastrues parash?
Dhe për një çudi, që rastësisht janë të katërt votues dhe mbështetës të PD-së. Nëse ke ndonjë kullë tjetër në mendje, urdhëro ta diskutojmë. Këto 4 njerëz janë njerëz që kontribuojnë në zhvillimin e vendit. Kanë bërë pasuri kur ti ishe në Hollandë dhe nuk guxon ti të thuash që pastrojnë drogë. Hajde këtu më thuaj, Zamir Mane është pjesë e skemës së pastrimit? Shefqet Kastrati është pjesë e PPP. P e kanë edhe D, janë PD. Bashkim Ulaj, Ramë Geci, kanë bërë kërkesë të ndërtojnë dhe le të ndërtojnë. Kurrë nuk kam penguar njeri të ndërtojë në këtë vend dhe do të zhvillojë këtë vend”, 
tha Rama.
Ndërkohë Lulzim Basha që bëri akuzën konkrete se kullat e Tiranës po përdoren për pastrimin e parave të drogës, mbante kokën ulur ndërsa fliste rivali i tij, Edhe kur u ngrit ai i devijoji ftesës konkrete dhe tha se nuk flet për emra të përveçëm. Kjo e bëri Ramën ta lëvizë edhe më thikën në plagë dhe ti thotë: “Si nuk përgjigjesh asnjëherë kur pyetesh për gjëra konkrete”.
I gjithë ky debat se kush po i ndërton kullat e Tiranës tregoi vetëm një gjë: ose se Basha ia fut kot kur flet për kulla që po ndërtohen me paratë e drogës ose dhe se ai është po aq i kapur sa Rama dhe nuk ka mundësi të flasë për emra konkretë. ©Përgatiti për Lapsi.al, Dorian Kodra



2 Comments

  1. Keta jane biznesmenet qe drejtojne Shqiperine ne keto 25 vjet. Jane ata qe nga qeverite Shqiptare kane marre tendera, subvencione dhe leje ndertimi ne cdo cep te Tiranes dhe Shqiperise. Jane ata qe kane mbajtur deri tani Berishen dhe tashme edhe Ramen ne pushtet. Cfare mund te bente Rama per ti shperblyer ata….ja pra ti jepte leje per te bere pallate kulla me shume kate, ku fitimet do jene marramendese sepse rritja e kateve con ne fitime kolosale sepse toka eshte po ajo e nje pallati 10-12 kate por ne kte rast do te behen 75-100 kate…..
    Rama sot i versuli Bashes keta biznesmene ne thonjez gjakpiresit e Shqiperise per ta trembur qe te terhiqet…..
    Basha nga ana tij ka ne supe nje gabim qe ja beri Berisha 21 Janarin po ashtu dhe rrugen e kombit….mos mendoni se parate shkuan ke Luli jooooo…ato i mori Berisha dhe si kembim e la karrigen pasi humbi zgjehdjet…..

    Basha tashme duhet te reagoje , te perjashtoje Berishen nga partia dhe ti jape rruge denimit te tij per te gjitha afera…po kete nuk e ben dot sepse eshte i implikuar dhe vete…..Pra ketu nuk ka shans per te ardhmen sepse te gjithe jane te korruptuar…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *