• |
ide | kryesore

Paralajmërimi i fortë i Bashës për Ramën: Ai miku po bën llogaritë kur ti të ikësh, Xhafaj ta mban të fshehtë

Lajme, Të fundit



Gjatë replikave në seancën parlamentare, kreu i Partisë Demokratike Basha tha se të dërguarit nga Gjermania dhe SHBA-ja në Tiranë nuk kanë ardhur për kryer operacione, por për të çmontuar ushtarët e krimit.

Basha u shpreh se Rama ka future rreth 20 deputetë kriminelë në parlament. Gjithashtu, kreu i PD-së tha se ai miku që përmend Rama po bën llogaritë se kur do të ikë kryeministri dhe sa do të jetë fatura e vendin. Basha nga foltorja e Kuvendit iu drejtua Ramës duke i thënë se nuk e llogarit njeri për kryeministër.

Partnerët ta kanë vënë vizën dhe ti e di mirë. Thelbi i çështjes është ky: ti nuk ke dështuar me luftën kundër drogës dhe krimit. Ti je arsye pse krimi u fut në këtë sallë me mbi 20 deputetë dhe kryetar të bashkish të dënuar si trafikantë në Gjermani, Holandë, Itali dhe anë e mbanë Evropës. Ti këtë nuk e fsheh dot as grupit tënd parlamentar jo më atyre që e kanë të shkruar të zezë mbi të bardhë. Nuk e di në ç’gjendje e ke dëgjuar atë mikun që të ka thënë fjalët për mua, por ai miku po bën llogaritë se kur do të ikësh dhe sa do të jetë fatura e këtij vendi. Ty nuk të llogarit më njeri për kryeministër. Rrallë herë ka ndodhur në historinë e Evropës që të gjendet dikush në këtë pozitë ku je ti, jo dy muaj para zgjedhjeve, por pas zgjedhjeve. Unë e di më mirë se ti, ose për arsye të caktuara Fatmiri ta fsheh ty se cila është detyra e të dërguarve perëndimorë në Tiranë. Asnjëri prej tyre nuk po harton apo ekzekuton operacione. Kanë ardhur për tjetër detyrë këtu.” – tha Basha.



4 Comments

  1. Mbeti duke enderruar ky i shkreti nuk ka ca te thoj me po del aty deh perserut te njejten gje cdo jave, edhe i madhi nuk e mbeshteti.

  2. ik o bash se je shum i shtirur. vec ke humb dhe ke vjedh, gjen alibi kot se koti. mos u bej kopje e saliut po ik jep llogari parase gjithash se je shume me i perlyer se ata kriminelet ne burg

  3. mos u bej naiv. ti e di fare mire qe te huajt vijne vetem kur shohin qe behet pune. e ke vujt vet se sa here ke qene minister sta ka var njei hic

  4. Po kur flet ky more per fshehj, qe kush e di ku i ka fshehur provat e veprave te tij te bukura qe vetem shquptareve nuk i’a fsheh dot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *