• |
ide | kryesore

Pas ‘divorcit’ me Blushin, flet Mimoza Hafizi: Jam shumë e rënduar psikologjikisht, kam nevojë për qetësi

Lajme, Të fundit
hafizi.jpg



Pas divorcit politik me Ben Blushin, flet edhe bashkethemeluesja e LIBRA-s Mimoza Hafizi,

Hafizi u shpreh se nuk do të komentojë e-mailet e publikuara në media ku Blushi e tejkalonte etikën, i uronte pleqëri të mbarë dhe e quante hileqare, por shprehet se e gjithçka ka ndodhur i ka krijuar asaj një stres të madh.

Teksa bëhej gati për të hyrë në auditor, zonja Hafizi kërkoi qetësi për të tejkaluar këtë situatë.

Jam shumë e lodhur dhe shumë e rënduar psikologjikisht. Në këto momente kam nevojë për qetësi”, – tha ajo në një prononcim për “BalkanWeb”.

Shkak për konfliktet që çuan deri në ndarjen e tyre mësohet të jetë bërë propozimi i Hafizit në statut, që LIBRA të ketë dy krerë partie, gjë që ka prekur interesat e Blushit.



4 Comments

  1. Blushi sikur u largua nga PS-ja per transparence dhe parime! Ishte nder te vetmit (bashke met Ramen) qe fliste me superlativa per ministrin Tahiri duke e cilesuar si djal trim. Ishte nder te vetmit opozitar sebashku me Gjergj Bojaxhiun qe nuk kishte merak se Rama do t’i blinte votat me parate e droges ne zgjedhjet e kaluara. Dhe çfare ndodh sot? E keni degjuar me Blushin te flase per skandalin Tahiri apo per marrezite e Rames? Apo edhe ai njesoj si Bojaxhiu do bejne fushate vetem dy muaj perpara zgjedhjeve çdo dy vite dhe pastaj do i bihen mandolines? Ne fakt nese kishte nje persone tek Libra qe impononte respekt ishte pikerisht zonja Hafizi! Mirepo Blushi duke imituar hapat e Rames meqe vete akoma s’ka mesuar te eci, largon çdo figure konkurruese nga partia e tij! Mos e çudisni kur ne zgjedhjet e ardhshme te shikoni prape figura si Blushi me Bojxhiun duke rendur nga nje studio televizive tek tjetra dhe duke marre levdata nga pjesa e parimoreve Sorosian siç eshte And Bushati me shoke…

  2. Shyqyr qe ja degjuam zerin LIBRA-s. Kishin humbur si kripa ne ujw. Nuk tha nje fjale as per drogen, as per zgjedhjet, as per Tahirin. Bravo Blushi! Rama po te pret krahehapur! Moza ti shko fli me dacin tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *