• |
ide | kryesore

Presidenti çek akuzon BE-në për standarde të dyfishta në lidhje me Kosovën dhe Krimenë

Lajme, Të fundit



Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, e ka quajtur ‘praktikë të keqe’ politikën e “dy kuteve” të BE-së kur bëhet fjalë për pavarësinë e Kosovës dhe aneksimin e Krimesë  nga Rusia.

“Nga njëra anë është Kosova, ku Kombet e Bashkuara ishin garant, por ajo garanci nuk ishte siguruar, e tashmë në anën tjetër – Krimeja, ku është mbajtur referendumi. Këto janë dy standarde dhe kjo është e keqe”, ka thënë Zeman, i cituar nga agjensia ruse e lajmeve ‘Tass’

Zeman, sipas ‘Tass’, edhe më përpara ka thënë se Kombet e Bashkuara kishin garantuar autonominë e Kosovës si pjesë të Jugosllavisë, e pastaj bashkësia ndërkombëtare ka lejuar bombardimin e Serbisë.

Presidenti çek do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Rusi nga 20 deri më 24 nëntor. Zeman njihet si një politikan me qëndrime pro ruse./express



1 Comment

  1. gjaku sllav si rama,ruqi,enveri qe zgjodhen stalinin mbetet gjal vrases sllav.qel,polak,rus,ukrainas,serb,rus,maqedon,bullgar,kroat,slloven,boshnjak jan mut sllav vllezer te kristaq edvin,popoviq rames e qelbesir vuqiq,bregoviq edvinkes.stalini ne koperativat e derrave i ka sjell ne jet,ne inkubatore qenef.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *