• |
ide | kryesore

Si u përgjigj Basha kur Rama e pyeti nëse 4 biznesmenët janë të lidhur me drogën

Lajme, Të fundit

Të ashpra kanë qenë replikat mes kreut të opozitës Bashs dhe kreut të qeverisë Rama. Kur Basha e ka akuzuar për kullat që do të behën në Tiranë duke përdorur paratë e drogës, Rama është ngritur menjëherë në foltoren e Kuvendit dhe ka përmendur emra konkretë biznesmenësh si Zamir Mane e Shefqet Kastrati.

Kryeministri e ka pyetur se kush nga këta biznesmenë, të cilët kanë qenë mbështetës dhe votues të PD-së, janë trafikantë droge. Basha i është përgjigjur po nga foltorja e Kuvendit Ramës. Kreu i opozitës i ka thënë se nuk intimidohet nga përmendja e emrave të përveçëm, sepse ai i ndan biznesmenët jo në të djathtë e të majtë, por të ndershëm ose jo.

Mbrohet pas emrave të përveçëm, por mua nuk më komplekson dot, se nuk jam ti. Unë nuk i ndaj njerëzit, e në veçanti investitorët në të djathtë e të majtë, por në të ndershëm apo të pandërshëm. Në atë që punojnë më trasnparencë dhe ata që punojnë me paratë e drogës. Në ata që kanë kontribuar dhe kanë rritur ndërmarrjet e tyre dhe punesimin e Shqipërisë, dhe në ata që janë kriminelë biznesmenë që është shpikja jote Edi Rama. Kjo ëhstë arsyeja kryesore pse nuk të beson më njëri dhe kanë sjellë njerëz të të mbikqyrin dhe po të bëjnë gati atë që të pret. Pse? Sepse i gjejnë këtu në tiranë dhe anëembanë Shqipërisë kriminelët që po kërkonin në Europë. Po këtu janë biznesmenë, janë kryetarë bashkisë, janë drejtorë të mëdhenj, janë deputetë. Kush i bëri? Unë apo ti? Sigurisht që i bëre ti.” – tha Basha.

3 Comments

  1. Mos prit o LLul, nga te tjeret qe te kontrollojne kancerin e vendit, por dil ne protesta se popullin e ke me vete! Nuk sherohet zgjebja me dengla pa fund!

  2. Mos prit o LLul, nga te tjeret qe te kontrollojne kancerin e vendit, por dil ne protesta se popullin e ke me vete! Nuk sherohet zgjebja me dengla pa fund! Ps: meqene se po rreni si doçi juaj rrama, dhe shkruani sikur e paskam thene nje here, po e them se nuk e kam thene por mos beni sikur nuk jeni edhe ju ne tepsine e halese shqiptare!!!! Na rrofshi per vre !!! plehra!!! Ne pergjigje te “pa uleni nje çike ritmin” ; Pa me rruani je çike toçin o toça!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu