• |
ide | kryesore

Strakosha rrëfen çfarë i ka ndodhur Immobiles dhe Parolos

F1, Sport



Serie A rihapet me 3 ndeshje të mëdha pas ndeshjeve të kombëtares dhe eliminimit nga Suedia. Java e 13-të shëmon derbin e Romës dhe mediat italiane kanë intervistuar portierin e Lazio, Thomas Strakosha. Ai ka rrëfyer atmosferën në ekip pas dështimit të Italisë.
“Immobile dhe Parolo sigurisht që ishin mjaft të trishtuar dhe të pakënaqur. Nuk isha mësuar që t’i shikoja ndonjëherë në atë gjendje. Nuk i kisha parë kurrë Ciron dhe Marcon kaq të trishtuar. Por kjo është e kuptueshme sepse Botërori është një gjë mjaft e bukur. Ata kanë një peshë të madhe sepse e gjithë Italia kërkonte të shkonte atje. Nuk ia dolën dot, por ata dhanë gjithçka. E pashë ndeshjen. Kanë dhënë vërtet gjithçka, por u mungoi edhe pak fati. Ata janë profesionistë. Tani janë të përqendruar te derbi ku do të japin sërish maksimumin.
Unë modelin tim kam tim atë, por ishull mbetet Gigi Buffon. Ishte e shëmtuar ta shihja kaq të trishtuar për një gjë që e priste e gjithë Italia. Meritonte një fund tjetër me Kombëtaren” – thotë Strakosha. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *