• |
ide | kryesore

“Tahiri, Olsi Rama, Gon Xhafaj dhe agjentët e FBI-së në Tiranë”

Kryesore, Lajme



Në diskutimet për buxhetin e vitit 2018, Lulzim Basha e lidhi projektin që solli qeveria në parlament me interesat e krimit dhe pastrimin e parave të drogës. Futjen e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së e lidhi me konçensionin e pritshëm për mbledhjen e TVSH, sipas tij të kontrolluar nga Olsi Ramat. Uljen e taksave për hotelet me 5 yje, e lidhi me hotelet e bosëve të drogës, duke marrë shembull Klemend Balilin dhe hotelin Santa Quaranta. Programin 1 Miliard Euro, Basha e konsideroi një skemë gjigande të pastrimit të parave të drogës.

Akuzave të Bashës, Rama fillimisht iu përgjigj me batuta dhe ironi: “Rritu Lul, rritu! Mona të bën të ndjehesh i fortë, por të zvogëlon”. Për akuzat ndaj të vëllait, Rama u përgjigj shkurt se “vëllai im është një njeri i zakonshëm, nuk është kunati i famshëm, por unë kurrë nuk vij këtu me librin e shtëpisë së tjetrit, nuk vij të bëj luftë me familjet” duke tentuar të lërë jashtë debatit politik familjarët. Por kunjat e kryeministrit, vetëm sa e kanë acaruar Bashën, që aludoi për informacione të shërbimeve partnere për Olsi Ramën. “Mos na shit dëngla këtu se po të përmendim familjen, në momentin që familjen e përdor për të ndërtuar skema korruptive, koncensione korruptive, të tjerat i di vetë ti. Nuk është se nuk i di vetëm ti, i dinë edhe partnerët. Uroj të ti kenë thënë edhe ty, siç vijnë m’i thonë edhe mua”.

Në debatin që devijoi nga shifrat e buxhetit, tek çështjet e krimit, Basha foli edhe për Tahirin duke i kërkuar Ramës të reagojë për këtë çështje. Të gjitha ato që kanë ndodhur me Tahirin, nuk mund të jenë rastësi u shpreh Basha. Reagimi i Ramës në këtë çështje ka surprizuar. Çuditërisht kryeministri i kërkoi Bashës të mos ngutet në akuza për rastin Tahiri sepse e vërteta do të dalë shpejt.

“Ka një hetim dhe ne presim hetimin. Ka një proces në rrugën e drejtësisë dhe ne presim procesin. Por një këshillë po e jap që nuk do ta dëgjosh: Mos u ngut! Mos u ngut! Mos u ngut se prap mund të dalësh bllof, se e vërteta mund të të nxjerrë, siç për fat të keq je, i vogël falso dhe me një aktrim permanent. Mos u ngut!” u shpreh Rama.

Kreu i Partisë Demokratike tha se agjentët e huaj erdhën në Tiranë me dy misione. E para, tha Basha, është që lufta kundër krimit të mos kufizohet vetëm tek rivalët e Agron Xhafajt (vëllai i Ministrit të Brendshëm) dhe e dyta, që pasi të goditen bandat kriminale, aksioni të kalojë tek politikanët që pastrojnë para.
Duke iu drejtuar Edi Ramës për informacionet që ka marrë nga partnerët e huaj, Basha tha se “ndoshta këtë ta fsheh Fatmiri”. Përgjigjet e Edi Ramës kanë qenë të qeshurat nga karrigia e tij dhe thirrjet pa mikrofon për Bashën “ti nuk je Saliu, sill Saliun këtu, sill babën”.© Lapsi.al



11 Comments

  1. rama fol me pallen e shullazit,habilajve,balilit dhe ngjelen e metes ne goj.ka te ja qojn gjuhen keta rama flet.

  2. Ku jane propozimet per buxhetin ketu, apo vene ne parlament dhe ia keput luli akuza te njepasnjeshe dhe nje alternativ per buxhetin nuk e dha nuk e beri nje propozim te denje per te perfaqesuar ata shqiptare qe e votuan nuk po bene asgje ne thejb.

  3. Po ngele me te njejtat llafe more lul…Si duket ke frike se mos kapen bandat e tua prandaj gjithnje flet per xhafen dhe aksionet e policise per luften ndaj krimit.Por tani eshte e kote sepse krimi po luftohet qe nga rrenja dhe as ti nuk do shpetosh dot.

  4. Po si ke fytyre te flasesh ti nderkohe qe ne kihen tende nderkombetaret nuk flisni dy here me ty.Dhe njeher qe erdhi FBI erdhi per te hetuar krimet tua qe nuk i nxe lista.

  5. E ka kap paniku edhe lulin e vocerr se mos i dalin te palarat qe ka bere i shkreti ne kohen e vete, e do ja zbulojne mjeshtrat e zbulimt edhe pse luli me shoke ka qene mjeshter i mbulimit hahahaha.

  6. Po na lodhe o lul me brockullat e tua.Gjithe duten vetem ti ke folur dhe asgje te hajrit ske thene.Te mesoje ducka per buxhetin me mire.Dhe per sa i perket FBI kujdes se mund te perfundosh ne rrjeten e tyre.

  7. Kujdes nga ato qe thua o lul se nuk je me pushtet qe te manipulosh ke te duash.Se me reformen qe do behet ti bashke me grupin tend mafioz do perfundoni shume keq.

  8. Nuk di gje tjeter ti vetem del aty dhe i merr njerezit e shtepis me rradhe ……..se te tut i ke te kulluar.

  9. Luli eshte per te ardhur gjynah, luan ne nje loje shahu qe ti je ai ushtari qe sakrifikohet, sa shume te ka trembur Xhafa sa po flet percart vetem qe populli te te shikoj si njeri te mire po njerzit nuk ta harrojne as rrugen e kombit as 21 janarin. Na vjen neveri nga opozita se ke qekur ke ardhur ti detyrohet qeveria qe te beje dhe mazhorancen dhe opoziten se ti je i paafte dhe ke marre te paafte me vete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *