• |
ide | kryesore

Tuba Buyukustun shfaqet në event me Angelina Jolie (FOTO)

Paparazzi, Slider



Angelina Jolie ishte e pranishme tek Festivali Ndërkombëtar Aziatik i Filmit, që u mbaj në Los Angeles, ku prezantoi filmin “First they killed my father”, që rrëfen historinë e një vajze gjatë luftës në Kamboxhia. Pjestare e jurisë së këtij festivali ishte një prej aktoreve më të njohura të serialeve turke, Tuba Buyukustun. Tuba ka një karrierë filmash që shkojnë përtej serialeve me sukses komercial që kemi parë në “Klan”, si “Diamante dhe Dashuri” apo “Xhesuri dhe e Bukura”.Por mbi të gjitha, si Tuba ashtu edhe Angelina janë të dyja ambasadore të nismave humanitare dhe i përkushtojnë një pjesë të mirë të jetës ndihmës së njerëzve në nevojë. Tuba Buyukustun preu flokët dhe i shiti në ankand, që të ardhurat t’ia dhuronte fëmijëve që vuajnë nga kanceri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *